
Në fundjavën që sapo kaloi, pjesa më e madhe e legjionarëve kuqezi është mbajtur mend vetëm për kartonët e verdhë, duke iu shtuar listës së “të këqijve”.
Më mirë se të gjithë u paraqit sulmuesi Erjon Bogdani: 32-vjeçari luajti 88 minuta në barazimin 0-0 që Kievo arriti në fushën e Romës.
Në të 34-tën ai u ndëshkua me karton për lojë të parregullt, ndërsa në minutën e 63-të sulmuesi pretendoi penallti pas një kontakti në zonë me Panuçin. Me kartonë të verdhë janë ndëshkuar edhe Bylykbashi e Bulku, në sfidën ku Krivbas humbi 1-0 në shtëpi me Shaktjorin e Donjetskut. Pasi e filloi vrullshëm aventurën te Horsens (humbje 2-0 në fushën e Sonderjland), Besart Berisha regjistron emrin në momentet pikante të ndeshjes, tashmë për kartonë e jo më për gola. Ndërkohë, Lorik Cana shpreh zhgënjimin për barazimin 2-2 të Marsejës me Tuluzën, që komplikon luftën drejt titullit në Francë.
“Humbëm dy pikë. U përballëm me mbrojtjen më të mirë, por kishim shanse të fi tonim”, tha kapiteni.
Top Channel