Boks, prag-tragjedie ne ringun e Las Vegasit

04/05/2009 20:10

Per pak sa nuk eshte mbyllur me nje tragjedi ndeshja e boksit per peshat super te lehta mes filipinasit Manny Pacquiao dhe anglezit Ricky Hatton.

Takimi i zhvilluar ne Las Vegas u vulos ne raundin e trete pasi britaniku ka marre nje grusht ne mjeker, duke rene ne tapet pa ndjenja. Kjo goditje i dha titullin IBO boksierit filipinas Pacquiao, i cili mund ta kishte kthyer ne tragjedi mbremjen.

Menjehere e fejuara e boksierit britanik Jennifer Dooley ka filluar te shfaqet e deshperuar pasi shoku i saj nuk ka dhene shenja jete per rreth 3 minuta. Ne ring jane ngjitur mjeket, te cilet i kane dhene ndihmen e pare boksierit, i cili eshte permendur, duke riardhur ne jete. 

Top Channel