Prishtina: Akuzat ndaj Limaj, qesharake

03/05/2009 18:30

Qeveria e Kosoves i ka cilesuar si “qesharake” deklaratat e prokurorise serbe, se do te hetoje ish-komandantin e UCK-se Fatmir Limaj per krime ndaj civileve serbe.

Ne nje prononcim per mediat, zedhenesi i qeverise kosovare Memli Krasniqi ka deklaruar se behet fjale per nje tjeter farse te institucioneve te Serbise.

“Ne vend te marrjes me akuza qesharake kunder lidereve kosovare, autoritetet serbe duhet te ndjekin kriminelet e luftes qe ende shetisin te lire neper Serbi”, ka deklaruar Krasniqi.

Top Channel