
Nese kishte njerez qe mund te dyshonin se Lionel Messi eshte nje prej lojtareve me te mire ne bote, qe prej mbremjes se djeshme nuk mund te vazhdojne te jene skeptike.
Me dy gola te shenuar ne porten “merengues” dhe shume pasime e kalime magjike, argjentinasi ka mrekulluar boten duke dhuruar spektakel ne syte e gjithe dashamiresve te futbollit. Fitorja 6-2 eshte paksa e papritur per te, por ne fund te fundit ai beson ne magjine e kesaj skuadre.
“Jam shume i emocionuar pasi realizuam dicka te pabesueshme. Qe ne fillim zbritem ne fushe per te fituar dhe per te bere nje loje te mire. Ia dolem mbane dhe tani jemi me afer fitores se kampionatit. Treguam se jemi me te miret dhe rezultati flet qarte per kete”, shprehet Messi ne nje interviste dhene per gazeten “AS” pas nates mbreselenese ne shtepine e “armiqve” te perjetshem.
“Luajme vertete nje futboll te bukur. Kjo fitore e madhe na jep nje shtyse ne prag te ndeshjes se rendesishme te Champions League kunder Chelsea-s”, perfundon “pleshti” argjentinas.
Top Channel