Gripi i derrave, 787 raste ne te gjithe boten

03/05/2009 16:45

Organizata Boterore e Shendetesise ka bere te ditur se nga laboratoret e saj jane konfirmuar 787 raste te gripit te derrave dhe 20 vdekje zyrtare nga ky virus.

Aktualisht H1N1 eshte prezent ne 19 vende.

Situata me e veshtire mbetet ajo ne Meksike ku jane konfirmuar 506 raste dhe 19 te vdekur.

Ne SHBA rastet e konfirmuara jane 160 dhe nje i vdekur.

OBSH ka sqaruar gjithashtu se nuk ka rrezik ne konsumimin e produkteve te mishit te derrit.

Top Channel