Katastroje ajrore mbi Oqean. Avioni i kompanise Air France, Airbus 330-200, i nisur te dielen prej aeroportit brazilian Rio de Janeiro me destinacion Parisin u zhduk nga radaret ndersa udhetonte mbi Oqeanin Atlantik.
Avioni me 228 persona ne bord, mes te cileve edhe 10 italiane duhet te mberrinte te henen ne oren 11:15 ne Paris.
Presidenti Sarkozy deklaroi se per momentin nuk ka asnje detaj per te kuptuar ate qe ka ndodhur, ndersa edhe ai vete shprehet pesimist per gjetjen e te mbijetuarve.
Drejtori i pergjithshem i kompanise franceze, Pierre-Henry Courgeon,njoftoi se zona e tragjedise eshte lokalizuar, ndersa sqaron se katastrofa ka ndodhur ne gjysme te rruges.
Kerkimet e autoriteteve braziliane po kryhen rreth ishullit Fernando di Noronha, por sipas mediave vendase avioni mund te jete zhdukur 700 kilometra larg brigjeve, ku Oqeani arrin deri ne 4 mije metra thellesi.
Top Channel