" /> ">

Mosley: F1, do mbijetoje edhe pa Ferrarin

02/05/2009 13:20

Formula 1 do te mbijetoje edhe pa Ferrarin. Keshtu mendon Max Mosley, president i Federates Nderkombetare te Automobilizmit ne nje interviste per “Financial Times”.

Shtepia e Maranello-s mund te braktise boterorin aktual ne F1.

Sipas Ferrarit, skuderia e vetme prezente qe prej fillimit te kampionatit boteror ne Formula 1 ne 1950, kampionati rrezikon te kete dy kategori, duke demtuar besueshmerine e gares.

“Nese nje skuader shkon te drejtuesit e saj dhe thote: ‘Dua te bej lufte me FIA-n sepse dua te shpenzoj 100 milione sterlina me shume se sa kerkon Federata’ besoj dhe shpresoj qe drejtuesit te thone:’Pse nuk mund te shpenzoni 40 milione sterlina nese keshtu veprojne edhe skuadrat e tjera?'”, deklaroi Mosley.

Sipas tij ka shume pak mundesi per te negociuar, nderkohe qe nese ekonomia boterore zhvillohet, ndoshta ne vitin 2014, tavani i shpenzimeve mund te rritet.

Top Channel