Maqedonasit kerkojne 1 miliard euro

02/05/2009 08:00

Maqedonia ka nevoje per minimalisht nje miliard euro kapitale te huaja per te kompensuar pasojat e krizes financiare globale, beri te ditur dje Dhoma Rajonale e Ekonomise me baze ne Shkup.

Dhoma perfaqeson nje numer te konsiderueshem kompanish, perfshire edhe kompanite me te medha te vendit. Ajo i kerkoi qeverise te filloje perpjekjet per te gjetur financues te mundshem, perfshire Fondin Monetar Nderkombetar.

Ekspertet thone se vendi ka nevoje te deshperuar per para dhe se shume kompani po luftojne per mbijetese. Disa kane frike se premtimi i qeverise per te marre hua ne tregun nderkombetar, nuk do te realizohet. Shkupi ka thene se nuk ka nder mend te hyje ne negociata per ndihme nga Fondi Monetar Nderkombetar, se paku per tani.

Qeveria ka shkurtuar planin e shpenzimeve buxhetore pe 10 per qind per te ruajtur stabilitetin makroekonomik. Ajo ka rishikuar vleresimin per rritjen ekonomike per vitin 2009 nga parashikimi i meparshem prej 5.5 per qind, ne me pak se 1 per qind. FMN ka parashikuar renie ekonomike prej 2.8 per qind per kete vit.

Top Channel