Liria e medias, “Freedom House”: Shqiperia, ne vendin 101

02/05/2009 08:20

Raporti i fundit i “Freedom House” e rendit Shqiperine ne vendin e 101 per lirine e medias. Ne kete raport jane perfshire 195 vende dhe Shqiperia cilesohet si vend pjeserisht i lire per lirine e mediave.

Ne konferencen e mbajtur ne Uashington, Shqiperia eshte lene pas nga vende si Bosnja dhe Hercegovina dhe fqinji i saj, Maqedonia. Shqiperia ndodhet ne vendin e 101 ne te njejtin pozicion me Tanzanine dhe Turqine.

Ne vendin e 100 ndodhet Argjentina. Shqiperia ne kete pozicion pasohet nga Madagaskari, Kongo, Senegali dhe Uganda, te cilat ndodhen 1-4 vende poshte ne renditje.

Ne kete raport per vitin 2009 jane gjithsej 70 vende ku liria e shtypit nuk cenohet, jane 61 vende me liri te pjesshme te medias dhe 64 vende, te cilat konsiderohen te izoluara nga pushteti, duke sjelle shtypje te medias se lire. Klasifikimin e “Freedom House” e ze Islanda, e cila ndodhet ne vendin e pare per lirine e medias dhe pasohet nga Finlanda, Norvegjia dhe Danimarka. Në fund të klasifikimit ndodhen vende si Koreja e Veriut, Turkmenistani, Libia dhe Kuba.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA