Maqedonia mund te kete njohur pasaportat e kosovareve, por vazhdon t’u krijoje atyre probleme. Ne piken kufitare te Bllaces, konstatohen radhe me ore te tera te makinave me targa te Kosoves.
Shkak jane kontrollet e ashpra, pasi pas hyrjes ne territorin maqedonas automjetet seleksionohen. Maqedonasit kalojne me shpejt ne kontrollet policore dhe doganore, ndersa kosovaret detyrohen te presin deri ne kater ore.
Disa udhetare kosovare jane shprehur per kameran e Top Channel se jane te revoltuar per shkak te pritjeve te gjata. Autoritetet maqedonase pretendojne se pritja lidhet me fluskin e madh te kosovareve qe shkojne ne Maqedoni, por pala kosovare thote se fluksi eshte i zakonshem.
Kontrollet ne kufi jane shtuar pas grabitjes se nje banke ne qender te Shkupit, pasi dyshohet se disa prej autoreve te saj fshihen ne Kosove.
Top Channel