Ka qene ne listen e te padeshiruarve ne periudhen e fundit te Ari Han. Nuk luante me fanellen kuqezi prej me shume se nente muajsh (qe prej miqesores se gushtit 2008 me Lihtenshtejnin).
Ndersa ishte “perjashtuar” nga lista e ish-trajnerit holandez qe nga 11 shkurti per ndeshjen me Malten. Nga ajo dite e me pas nuk e kishte veshur me bluzen e Kombetares.
Rikthimi
Ky eshte Edmond Kapllani, i cili duket qe eshte nder ata persona, te cilet mund ta kene pritur me me shume kenaqesi largimin e Hanit.
Ardhja e Kuzhese ne krye te perfaqesueses i ka rikthyer atij buzeqeshjen. “Ndiej kenaqesi te veçante qe jam rikthyer ne formacion, megjithese qe te jem i sinqerte edhe kur nuk thirresha ne Kombetare gjithmone e kam ndier veten si pjesetar te ekipit perfaqesues, rrefen sulmuesi, i cili thekson se e ka pritur me kenaqesi ftesen e rikthimit te tij se bashku me dy “te padeshiruarit” e tjere, Bogdanin e Hyken.
“Me vjen mire gjithsesi qe Kuzhe me ka thirrur mua, Hyken e Bogdanin, duke e forcuar akoma me shume grupin”.
Portugalia
Golashenuesi me i mire i Shqiperise ne eliminatoren Euro 2008 me 5 gola (ne total 23 ndeshje me Kombetaren dhe 6 gola), duket i karikuar ne prag te ndeshjes se te shtunes ndaj Portugalise, ku beson se jane te gjitha mundesite per t’u bere nje surprize yjeve luzitane.
“Per ndeshjen kunder Portugalise, pavaresisht se ne leter duket se eshte nje ndeshje shume e veshtire, ku ne nuk mund te marrim pike, mendoj se ne realitet, pra ne fushen e lojes do te arrijme nje rezultat surprize, pasi ne nuk jemi nen presion dhe do te luajme lirshem futboll perballe yjeve kundershtare, ku do te tregojme veten tone”, nenvizon sulmuesi.
Skuadra e re
Vetem pak dite me pare, vendosi te braktise ish-skuadren e tij Karlsruhen, me te cilen kishte debutuar ne 2004-en ne Bundesligen 2 dhe ishte shnderruar ne protagonist kryesor ne ngjitjen e saj ne Bundesligen 1 ne 2006-2007.
Menjehere pas renies ne ligen e dyte, sulmuesi ka vendosur qe karrieren e tij ta vazhdoje tek Augsburgu. “Sa per kontraten aktuale me Augsburg mund te them qe sezonin e fundit nuk kam pasur rezultate te Karlsruhe, pasi nuk jam aktivizuar, ndaj vendosa qe te leviz per te nje ekip mjaft i mire si Augsburg, ku si presidenti i ketij ekipi ashtu edhe trajneri kane nje interesim shume te madh per mua. Jam mire ne kete ekip dhe objektivi eshte arritja e Bundesliges”.
Kampi kuqezi
Vetem ne oret e vona te mbremjes se djeshme, me ardhjen e Bogdanit, Canes, Skeles, Currit, Dallkut, eshte kompletuar i gjithe grupi i futbollisteve thirrur per grumbullim nga trajneri Josip Kuzhe per sfiden ndaj portugezeve.
Po dje, Hyka ka zhvilluar seancen e pare stervitore, qe pas demtimit te pesuar vetem pak kohe me pare. Nderkohe, mungesa e vetme per Kuzhene do te jete Memelli, i cili edhe pse u grumbullua me ekipin, ai dje eshte rikthyer ne shtepi, pasi vazhdon te ndieje shqetesime nga demtimi i pesuar ne ndeshjen e fundit Tirana-Vllaznia.
Ndersa per miqesoren me Gjeorgjine, pritet te mos jene te disponueshem Bogdani dhe nje sere veteranesh, me qellimin e vetem qe t’u lene me shume hapesire futbollisteve te rinj.
Top Channel