Haradinaj: AAK, gati te qeverise Kosoven

02/05/2009 15:45

Ramush Haradinaj ka deklaruar sot, me rastin e 9 vjetorit te AAK-se, se partia e tij eshte gati te qeverise vendin me nje mentalitet te ri, ndryshe nga ai i qeverise Thaci.

Haradinaj ka theksuar se vetem AAK mund ta nxjerre vendin nga kriza e thelle sociale qe e ka futur kryeministri aktual.

“Vetem me qeverisjen e AAK-se, Kosova do te mund te nxirret nga pozita e veshtire dhe nga kriza e rende sociale ku e ka futur qeveria aktuale”, ka pohuar Haradinaj.

Edhe nenkryetari i AAK-se, Blerim Shala eshte shprehur se pas shpalljes se pavaresise, Kosova duhet te normalizohet ne menyre qe te funksionoje shteti dhe Kushtetuta.

Top Channel