FSHF, falje gjyqtareve

02/05/2009 10:05

Federata Shqiptare e Futbollit i ka kerkuar zyrtarisht falje homologes italiane dhe treshes se gjyqtareve, te cilet ishin ne qender te agresionit ne fushen e Peqinit.

Pas kerkeses se Flamurtarit, qe gjysmefinalja e kthimit me Shkumbinin te arbitrohej nga “bilbila” te huaj, institucioni qe drejton sportin ne vend iu drejtua per ndihme FIGC, e cila dergoi ne vendin tone kryesorin e Serise A, Gabriele Gava dhe
dy asistentet, Xhanluka Kariolato dhe Xhanantonio Puxhoto.

“Deshirojme te falenderojme treshen e gjyqtareve qe u tregua e gatshme te vinte ne Shqiperi per te drejtuar ndeshjen e nje aktiviteti zyrtar”, citohej ne faksin e derguar pertej Adriatikut.

“Ata erdhen ne vendin tone si miq, por nuk u trajtuan si te tille. Ju kerkojme ndjese per ate qe ndodhi dhe per sjelljen e tifozeve, te cilet u bene protagoniste te veprimeve qe nuk kane lidhje me futbollin. Duke shpresuar se kjo qe ndodhi nuk do te ndikoje ne marredheniet mes dy federatave, ju shprehim me bindje se incidente te tilla nuk do te perseriten me”.

Lajmi per goditjen me gure te gjyqtareve italiane nga tifozet peqinas ka bere buje ne Itali.

Mediat vendase shkruanin: “Ndeshja u nderpre 10 minuta perpara fundit, per shkak te goditjeve me gure nga tifozet ultras: me keq e pesoi vijerojtesi Puxhoto, i cili u godit ne shpine nga nje cope betoni dhe u be viktime e agresionit te nje zyrtari te skuadres vendase, Shkumbini. Fillimisht ai e ofendoi anesorin, ndersa me pas e sulmoi fizikisht,
duke e shtyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA