Zbulohet zona e trurit qe na ndalon “mekatet”

01/05/2009 19:50

Zbulohet nje prej zonave me te rendesishme te trurit, e cila nuk na lejon te tundohemi nga “mekati”.

Behet fjale per zonen e vetekontrollit, e cila na frenon ndaj tundimeve ose perballe gjerave joshese. Kjo zone eshte individualizuar ne pjesen ballore dhe eshte quajtur me emrin “self-control”. Ne kete perfundim kane dale nje grup shkencetaresh nga “California Institute of Technology” ne Pasadena.

Per kete eksperiment jane ofruar disa vullnetare, te cilet u jane nenshtruar testeve te rezonances manjetike. Keshtu, studiuesit kane vene re ndryshime domethenese ne aktivitetin e trurit mes njerezve me vetekontroll te larte dhe atyre qe e kane me te reduktuar kete veti. Rezultatet e ketij studimi jane publikuar te plota dhe me te detajtuara ne revisten “Science”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA