Scolari, e ardhmja tek Angola?

01/05/2009 16:40

Luiz Felipe Scolari duket se e ka gjetur nje stol ku ta vazhdoje karrieren pas shkarkimit nga londinezet e Chelsea.

Tekniku brazilian eshte afruar serish me pankinen e nje kombetareje, por kete here jo me prestigj aq te larte sa Portugalia. Behet fjale per afrikanet e Angolas. Prej disa ditesh, presidenti i Federates Angoliane te Futbollit, Justino Fernandes ka nisur bisedimet me teknikun kampion bote, te cilit mesa duket ia ka mbushur mendjen per te filluar punen me kombetaren e Angolas, e cila u perfaqesua per here te pare ne nje boteror ne Gjermani 2006.

Kontrata mund te nenshkruhet deri ne vitin 2012 por per momentin keto jane vetem zera. Nje faktor shume i rendesishem qe favorizon marreveshjen e mundshme mes paleve eshte gjuha portugeze qe flitet ne Angola, nje vend ish koloni e shtetit europian.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA