Pas aplikimit te Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE, komisioneri per Zgjerimin Oli Rehn ne nje interviste per Top Channel deklaron se prova e pare kritike dhe e ardhshme jane zgjedhjet parlamentare ne fund te qershorit.
Prej ketej varet edhe opinioni i Komisionit mbi gadishmerine e Shqiperise per t’u bere vend kandidat e per te nisur negociatat e anetaresimit, thote ai, duke lene te nenkuptohet se kjo procedure do te nise vetem pasi zgjedhjet e 28 qershorit te kalojne proven e zjarrit.
TCH: Komisioner, Shqiperia nuk e degjoi keshillen tuaj dhe aplikoi per kandidaturen para zgjedhjeve te pergjithshme. Kryeministri thote se ky hap u be ne koordinim me Komisionin Europian. A eshte e vertete kjo dhe cfare prisni tani nga Shqiperia?
Rehn: Ne kemi mbajtur sigurisht kontakte te rregullta dhe na kane informuar nga qeveria per synimet e Shqiperise. Shqiperia ka te drejte te aplikoje per anetaresimin ne Bashkimin Europian, kjo eshte pjese e perspektives europiane te Shqiperise dhe i c’do vendi ne Ballkan. Ne do te ndjekim rregulloren dhe sapo te na kerkoje keshilli qe te pergatisim nje opinion mbi kete, ne do te nisim punen.
TCH: Ne skenarin me te mire, nese keshilli i rekomandon Komisionit, deri ne tetor, per te pergatitur opinionin, sa kohe do te marre ky proces per Shqiperine qe te marre statusin kandidat dhe te celen negociatat e anetaresimit?
Rehn: Tani prova e pare kritike dhe e ardhshme jane zgjedhjet parlamentare ne fund te qershorit. Eshte absolutisht thelbesore qe ato te jene te lira, te ndershme dhe qe te permbushin standartet nderkombetare. Me pas, ne kohen e duhur, keshilli do t’i kerkoje Komisionit te pergatise opinionin mbi gadishmerine e Shqiperise per t’u bere vend kandidat e per te nisur negociatat e anetaresimit. Per Komisionin, ky proces me vendet e tjera te Ballkanit ka marre te pakten nje vit, madje nje vit e gjysme per te pergatitur opinionin. Eshte e veshtire te thuhet paraprakisht, pasi ne duam qe te sigurojme se kemi te bejme me produkt te cilesise se larte, ndaj duhet ta bejme mire e sic duhet.
TCH: Nese keto zgjedhje nuk do te jene brenda standarteve, cfare do te ndodhe me aplikimin?
Rehn: Le te mos mendojme me te keqen, por te punojme per te siguruar qe keto zgjedhje do te jene me te vertete te lira e te ndershme, dhe se do te arrijne standartet nderkombetare. Dhe pasi te kete ndodhur keshtu, atehere une pres qe keshilli i Bashkimit Europian t’i kerkoje Komisionit te pergatise opinionin per kandidaturen e Shqiperise ne BE.
TCH: Pervec zgjedhjeve, cfare i mbetet Shqiperise per te bere deri ne marrjen e statusit kandidat?
Rehn: Zgjedhjet perbejne proven e pare tani ne te ardhmen e afert. Shqiperia ka bere reforma te rendesishme ne vite, ka shenuar progres te mire ne legjislacion dhe ne ekonomi, ndaj eshte e natyrshme qe ne nje moment Shqiperia vendosi te aplikoje per anetaresim ne BE. Tani eshte e rendesishme qe, pervec zgjedhjeve, vendi te fokusohet me te vertete ne reformat legjislative, ekonomike dhe demokratike. Vecanerisht reforma gjyqesore dhe lufta kunder krimit te organizuar e korrupsionit, duhet te jene prioritetet e para dhe me te rendesishme per qeverine, Parlamentin dhe administraten. Berja e progresit te mire ne reforma dhe ne zbatimin e tyre perbejne matesin kritik per ne per te pare shanset e Shqiperise per te ecur perpara me integrimin ne Bashkimin Europian, cfare ne urojme natyrisht te jete keshtu.
Top Channel