Merkel, me veshje intime ne nje reklame

01/05/2009 10:50

Silueta e kancelares gjermane Angela Merkel me nje komplet veshjeje te brendshme e duke buzeqeshur, eshte vendosur ne nje reklame gjigante ne qender te Berlinit.

Keshtu e kane dizenjuar kancelaren ideatoret e nje spoti te nje firme te njohur veshjesh intime. Mbi koken e saj shkruhet: Ne japim gjithcka, me qellimin per te rinisur rimbekembja. Perkrah Merkel gjenden edhe protagoniste te tjere te politikes. Kancelarja ende nuk ka bere nje koment per reklamen.

Pervec shfrytezimit te imazhit te politikaneve, eshte perdorur edhe nje tjeter ide nga politika: kush blen nje veshje intime te re dhe sjell ne dyqan nje te vjeter, do te kete nje ulje prej 5 eurosh. Reklama, e vendosur ne Kurfuerstendam, rrugen e dyqaneve elegante te Berlinit, ka ngjallur diskutime.

Qeveria nuk ka reaguar, por e perditshmja gjermane “Die Welt”, ne faqen e saj ne internet shkruan se politikanet shfaqen shume te bukur ne reklame, por do te preferonin objekte te verteta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA