Dan Magness ka thyer zyrtarisht rekordin boteror per kohen me te gjate te mbajtjes se topit duke hyre keshtu edhe ne librin e rekordeve Guiness.
Brenda nje dhome prej xhami 25-vjecari anglez ka mbajtur topin pa rene asnjehere ne toke me shume se 19 ore e 30 minuta, duke thyer rekordin e 6 viteve me pare te brazilianit, Martinjo Eduardo Orige.
Sipas perllogaritjeve, Magness gjate kesaj kohe e ka prekur 40 milione here topin. Pjese e pergatitjeve te tij per thyerjen e ketij rekordi ishte dhe renia e nga pesha, 20 kg per 6 jave.
Sipas rregullores se rekordeve Guiness, topi nuk duhet te bjere asnjehere ne toke dhe nuk duhet te preket me dore. Lojtari ka te drejte te beje 5 minuta pushim cdo ore per te kryer nevojat e tij personale
Top Channel