Ivankovic, loje e dyfishte mes Shqiperise e Maqedonise

01/05/2009 09:30

Branko Ivankovic, njeri prej kandidateve per stolin e Kombetares kuqezi duket se po ben loje te dyfishte ndermjet Shqiperise dhe Maqedonise.

Kroati 55-vjeçar, i cili gjate mesjaves ndodhej ne vendin tone per te diskutuar me kreret e FSHF-se rreth emerimit si pasardhes i Ari Han, njekohesisht po vazhdon negociatat edhe me federaten e vendit fqinj.

Gjate pasdites se djeshme, shume agjenci nderkombetare lajmesh kane zyrtarizuar se lajmin Ivankoviç do te jete trajneri i ri i Maqedonise.

“Ish-trajneri i Hanoverit, Iranit dhe Dinamos se Zagrebit ka gjetur akordin per t’u bere pasardhes i Katanec ne perfaqesuesen maqedonase”, theksonte spanjollja “Trivela”. Nderkohe qe, nuk mungonin as fjalet e teknikut: “Ne ndeshjet me Kroacine e Angline, kjo skuader ka treguar kualitet dhe se mund te arrije rezultate pozitive”.

Ne anen tjeter, Zlatko Daliç, ka thene se vendimi final do te merret vetem pas tri diteve. “Ende nuk eshte vendosur per kalimin te Maqedonia”, theksoi ish-trajneri i Dinamos, qe te merkuren sherbeu si shoqeruesi i Ivankoviç ne takimet me drejtuesit e FSHF-se dhe ne ndeshjen Tirana-Vllaznia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA