Motoja kryesore e punetoreve dhe sindikalisteve greke ne diten e Nje Majit ishte qe te mos jene ata viktimat qe do te paguajne krizen ekonomike.
Mijera qytetare kane marre pjese sot ne dy mitingjet e Partise Komuniste greke dhe te sindikatave te pergjithshme te sektorit privat dhe atij shteteror te zhvilluara ne Athine.
Kerkesat kryesore te levizjes sindikaliste ne kete dite historike ishin papunesia, rritja e cmimeve dhe kushtet e veshtira te jeteses.
Edhe ne Selanik tre mitingje proteste u zhvilluan ne qender te qytetit. Nderkohe, ka pasur konfrontime te vogla midis grupeve anarkiste dhe sindikalisteve te Partise Komuniste.
Nje grup protestuesish ka vendosur edhe kurora me lule ne vendin ku eshte vrare nje prej sindikalisteve greke ne 1 Maj te vitit 1936.
Top Channel