Dy dite pas vendimit te FIA-s per te mos penalizuar skuderine McLaren Mercedes per mashtrimin ne Melbourne, zbulohen disa nga shkaqet qe ndikuan ne marrjen e ketij vendimi.
McLaren u fal pasi kerkoi publikisht falje per episodin e parakalimit te italianit Trulli dhe per kete fakt, drejtuesit e FIA-s e bene nje “vesh shurdh e nje sy qorr”. Ne vecanti, Keshilli Boteror vleresoi “mea culpa”-n e drejtorit te pergjithshem te skuderise, Martin Whitmarsh.
“Pranuan plotesisht se mashtruan ne ate gare. Kerkuan falje publikisht dhe me shkrim ndaj paleve ne kete ceshtje. Siguruan se nje episod i tille nuk do perseritet. Hamilton zhvilloi nje konference shtypi ne te cilen kerkoi falje. McLaren pezulloi drejtuesin teknik Dave Ryan, fajtor per ngjarjen”, thuhet ne deklaraten e FIA-s.
Top Channel