9 gola te shenuar ne 20 ndeshje si titullar nuk e justifikojne aspak cmimin e kripur qe Manchester United pagoi per te marre bullgarin Dimitar Berbatov.
Qendersulmuesi i “Djajve te kuq” nuk ka treguar asnje grimce nga talenti i tij gjate ketij sezoni, duke zhgenjyer ambientin ne “Old Trafford”, por pavaresisht kesaj, trajneri Ferguson i del ne mbrojtje zgjedhjes qe ka bere, duke e marre nga Tottenham rreth nje sezon me pare.
“Berbatov ben nje lidhje te shkelqyer mes sulmit dhe mesfushes. Ka sensin e hapesires dhe e ndien ate hapesire ne metrat e fundit. Eshte shume i gjate dhe i nevojshem mes dy sulmuesve si Tevez e Rooney. Pavaresisht sukseseve te vitit te shkuar, e ndiem mungesen e sulmuesve pasi pervec dyshes Tevez-Rooney, Saha nuk ishte ne forme. Dy sulmues nuk mjaftojne pasi duhen tre te tille te nje niveli te larte”, shprehet tekniku skocez ne nje interviste per “France Fotball”.
Berbatov cilesohej si nje nga sulmuesit me te mire ne Premier League gjate sezonit te shkuar, por me asnje gol te shenuar ne Champoions League gjate ketij sezoni, ai ka konfirmuar te kunderten.
Top Channel