
Momenti negativ qe po kalon Juventusi konfirmohet edhe nga fjalet e Xhanluixhi Bufon.
Se fundmi jane ngritur shume dyshime per te ardhmen e “gardianit” te Kombetares italiane, nga shitja e te cilit klubi mund te perfitoje fonde te mjaftueshme per te afruar 2-3 futbolliste cilesore. Ne kolonat e francezes “L’Equipe”, portieri bardhezi deklaroi: “Prej gjashte muajsh vetem po me kritikojne sa here qe ekipi kundershtar shenon. Ne situaten e krijuar duket sikur nuk me lejohet me te pesoj asnje gol… gjithsesi nuk kam arritur ta mbaj rrjeten te paprekur. Po, kjo situate eshte problematike. Jam 31 vjeç dhe e kuptoj kur gaboj, ose kur nuk e ndiej veten ne forme optimale. Mjafton te shihni paraqitjet e mia. E verteta eshte se ne 18 ndeshje te kampionatit kam bere tete apo nente pritje decizive, askush nuk mund te thote se Juventusi ka humbur per shkakun tim”. Bufon ka folur edhe per te ardhmen, duke theksuar se nuk e ka te sigurt qendrimin me bardhezinjte. Gjithsesi, nese drejtuesit e klubit do te perforconin ne menyre te ndjeshme kontingjentin, ai mund te vendose ta vazhdoje aventuren ne Torino. “Kam kontrate me klubin deri ne vitin 2013, ka ende kohe per te folur rreth se ardhmes, shtoi ai. Me pare duhet te presim dhe te shohim se çfare skuadre do te kemi gjate sezonit te ardhshem.
Shpresoj te jete me cilesore, per te luftuar si te barabarte me rivalet tona. Momentalisht kerkoj te kuptoj plotesisht ate qe do te ndodhe ne klub dhe me pas do te marr vendimin me te mire”. Perforcimi i pare i Juves mund te jete mbrojtesi veteran, Fabio Kanavaro. “Ardhja e tij do te me gezonte pa mase. Ai mbetet nje lojtar i madh dhe nese skuadra pretendon te ngjitet ne maje, eshte e nevojshme te afrohen futbolliste te ketij kalibri”, komentoi Bufon.
Numri 1 i bardhezinjve doli ne mbrojtje te trajnerit Klaudio Ranieri. Duke analizuar situaten ne kampionat, me Milanin qe i ka rrembyer vendin e dyte Juventusit, Bufon tha: “Natyrisht qe nuk mund te jemi te kenaqur me rezultatet e muajit te fundit, por nuk mund te fajesohet Ranieri.
Top Channel