Ministri per Kosoven ne qeverine e Serbise, Goran Bogdanovic, eshte shprehur se Serbia nuk eshte e kenaqur e misionin EULEX ne Kosove, por bashkesine nderkombetare e sheh si te vetmin partner te qeverise.

Komenti eshte bere ne nje interviste per agjencine Beta. “Dyshim per punen e misionit te BE-se” perbejne zhvillimet e fundit ne lagjen Kroi i Vitakut, ne veri te Mitrovices, ku serbet protestojne kunder ndertimit te shtepive te shqiptareve”, tha ministri.

Ai sqaroi se bashkepunimi i Serbise mund te jete vetem me perfaqesues nderkombetare, pavaresisht qendrimeve te tyre te njeanshme.  

Top Channel