Afrika, publikohet harta gjenetike e kontinentit te zi

01/05/2009 19:20

Perfundon harta gjenetike e njerezve te lashte qe kane populluar Afriken, nje nga kontinentet me te mistershem per arkeologet.

Shkencetaret kane studiuar per vite me radhe disa rraca te ndryshme ne kontinentin e zi, duke ndertuar edhe nje harte gjenetike te zhvillimit human ne kete kontinent. Ne kete projekt kane marre pjese disa ekipe kerkuesish, te cilet kane analizuar ADN-te e rreth 3000 njerezve, 121 rracave afrikane, 4 rracave afro-amerikane dhe 60 rracave jo afrikane.

Sipas te dhenave, njeriu modern ka lindur ne mes te kufirit mes Afrikes se Jugut dhe Namibise se sotme, por e braktisen kontinentin duke u vendosur ne afersi te Detit te Kuq. Ky studim eshte publikuar i plote ne revisten “Science”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA