
Organet drejtuese te KOKSH-it, te dala nga asambleja e 20 marsit, duket se do te marrin legjitimitetin e Ministrise se Sporteve.
Nje lajm i tille u mesua nga nje burim i besueshem brenda institucionit, sipas te cilit, ministri Ardian Turku eshte
shume prane njohjes se KOKSH-it te ri, te zgjedhur nga asambleja e 20 marsit: Pas pezullimit te asamblese se 7 dhjetorit te kaluar per shkak te dhunes, nje pjese e federatave sportive organizuan nje asamble te jashtezakonshme,nga e cila Esat Ademi u zgjodh president.
Duke qene ne dijeni te nje perjashtimi te mundshem nga nderkombetaret, ministri Turku ka pranuar se vendimi i tij do te jete i dhimbshem per sportin shqiptar. Kjo gje solli reagimin e menjehershem te drejtuesve te Komitetit Olimpik Nderkombetar (IOC), te cilet paralajmeruan sanksionet e parashikuara per kete shkelje te cilat çojne deri ne pezullimin e KOKSH-it.
Top Channel