Efektet e krizes ekonomiko-financiare boterore, po godasin buxhetin e familjeve kosovare. Megjithate, zyrtaret institucionale, thone se nuk ka vend per panik, pasi kriza nuk ka prekur sektorin bankar te Kosoves.
 

Nderkohe qytetaret thone se kane nisur ta ndiejne nga pak krizen, pasi ka me pak shpenzime si per ushqime ashtu edhe per veshje.

Sipas te dhenave te prezantuara nga zyrtaret e UNDP-se, del se remitencat ne tremujorin e pare te ketij viti kane rene ne 15%. Nderkaq ne baze te nje ankete 73% te te pyeturve kane deklaruar se kane nisur te ndjejne efektet e krizes. Kurse 11% prej tyre jane pergjigjur negativisht.  
 
Safet Gerxhaliu nga Oda Ekonomike e Kosoves, kritikon institucionet per mos dhenie te ndihmes per ndermarrjet qe kane kontribuar ne rritjen e eksportit, te cilat po perballen ne mase te madhe me krizen.
 
Nderkohe, ministri per Pune dhe Mireqenie Sociale, Nenad Rashic,nuk zoteron asnje statistike, se sa kosovare kane humbur punen per shkak te krizes.
 
Trusti i Kursimeve Pensionale, Ferronikeli dhe Trepça, deri me tashti jane prekur me se shumti nga kriza financiare nderkombetare. Por, eksperte dhe biznesmene, thone se kriza tashme po ndihet mjaft edhe ne ekonomine reale, sidomos ne shitje, e cila ka rene dukshem.
 
 

Top Channel