Qeveria e Kosoves ka ndare ne mbledhjen e sotme te saj nje fond prej 120 mije eurosh per parandalimin e perhapjes se gripit te derrave ne vend.

Gjithashtu, gjate mbledhjes, ekzekutivi kosovar miratoi kornizen afatmesme te shpenzimeve per vitet 2010-2012, e cila sipas kryeministrit Thaci eshte hartuar ne perputhje me bazen ligjore te funksionimit te qeverise.

“Ky dokument eshte pergatitur me diskutime dhe konsulta te vazhdueshme me eksperte vendore dhe nderkombetare, nderkohe qe kane marre pjese ne menyre aktive edhe ministrat e qeverise”, ka pohuar Thaci.

Top Channel