
Ngjarja e dites se djeshme ne Peqin ku ndeshja gjysmefinale e Kupes se Shqiperise mes Shkumbinit dhe Flamurtarit u kthye ne nje ngjarje te zakonte per futbollin shqiptar, pasi u sulmuan edhe arbitrat italiane, ka ngjallur reagimin e Ambasades Italiane ne Tirane.
“Duam te veme ne dukje episodin e rende ku tre arbitrat italiane qe drejtonin ndeshjen jane sulmuar gjate evenimentit sportiv ne territorin shqiptar per shkak te masave te dobeta te marra nga organizatoret per sa i perket aspektit te sigurise. Kjo ka bere qe arbitrat italiane te behen objekt i sulmeve te tifozerise”, thuhet ne komunikaten e publikuar nga selia diplomatike e vendit fqinj.
“Ambasada e Italise e cila mbeshtet marredheniet kulturore dhe sportive mes shoqerise italiane dhe asaj shqiptare kerkon qe sjellje te tilla jo te pershtatshme te mos perseriten me dhe te parandalohen ne te ardhmen”, theksohet ne komunikate. Ndeshja e luajtur dje perfudnoi 1-1, cka u lejoi vlonjateve te kualifikohen per ne finalen e kupes, por lajmi qe beri me shume buje eshte dhuna e tifozeve peqinas ndaj lojtareve miq dhe treshes se arbitrave te Serie A.
Top Channel