Maqedonia ka kapcitetet e duhura per t’u perballur me situaten qe mund te krijohet nga gripi i derrave.

Garancia eshte dhene nga ministri i Shendetesise, Bujar Osmani, i cili ka siguruar se vendi ka mjaftueshem tamiflu per t’u ardhur ne ndihme personave qe mund te preken nga ky virus.

“Po e ndjekim situaten dhe po ndjekim keshillat nga Organizata Boterore e Shendetesise. Ftojme te gjitha institucionet qe te bejne detyren e tyre”, ka deklaruar Osmani.

Ministri ka paralajmeruar se kontrollet do te behen edhe ne shtepite e personave qe mund te preken dhe ka shtuar se ne ditet e ardhshme do te merren materiale shtese per dezinfektimin.

“Do bejme auditimin e planeve operative per shtepite dhe do shqyrtojme mundesite per furnizimin me materiale te tjera dezinfektuese”, ka shtuar Osmani.

Nderkohe, ne aeroportet e vendit vijojne kontrollet e autoriteteve shendetesore.

Top Channel