Kthehet Curri: Dua te shenoj dy gola

29/04/2009 09:35

Debatik Curri duket plotesisht i rehabilituar pas virozes gripale, qe e detyroi te qendronte nen kujdesin e vazhdueshem te mjekeve.

Mbrojtesi i Kombetares shqiptare ka zhvilluar stervitjen e pare me Vorsklan, pas disa ditesh regjim shtrati dhe u shpreh i gatshem per te zbritur ne fushe ne takimin e radhes.

Te dielen, skuadra nga Poltava luan ne kampionat me Metalurg Zaporozhian, ku tri piket cilesohen mjaft te rendesishme per te marre vendin e katert ne Vyscha Liga. “Dua te kthehem ne sherbim te ekipit me dy gola qe prej kesaj ndeshjeje”, deklaroi 25-vjeçari duke qeshur.

Me pas Curri shtoi: “Ndoshta do te ishte me mire qe keto rrjeta t’i ruaja per ndeshjen e kthimit ne gjysmefinale te Kupes me Metalistin”. Ne 90 minutat e para, Vorskla barazoi 0-0 ne fushen e ketij kundershtari dhe me 13 maj do te kete shansin te kualifikohet ne finale.

Top Channel