Edhe Kosova ka nisur te marre masa te forta per t’u ruajtur nga gripi i derrit.

Vendimi i pare ka qene ai i ndalimit te importit te mishit te derrit, kontrolli dhe dezinfektimi i ambjenteve te 40 mije familjeve qe merren me mbareshtimin e derrave.

Nderkohe, ne aeroportin e Prishtines jane vendosur grupe me epidemiologe qe kontrollojne shtetasit qe vijne nga vendet e prekura.

“Ne aeroport jane vendosur inspektoret sanitare qe do monitorojne ardhjen e njerezve dhe rastet qe mund te jene me simptoma te ngjashme me gripin e derrit”, ka deklaruar ministri i Shendetesise, Haxhi Kamberi.

Top Channel