
McLaren Mercedes merr nje ndeshkim te kushtezuar nga Federata Nderkombetare e Automobilizmit ne lidhje me mashtrimin gjate gares se Australise.
Skuadra anglo-gjermane ka marre nje pezullim prej 3 garash por qe per momentin nuk do jete operativ. Sipas vendimit te dhene nga FIA ne mbledhjen e jashtezakonshme te zhvilluar ne Paris, denimi do te behet aplikohet vetem nese mblidhen fakte te reja ne lidhje me kete ceshtje ose ne rast se gjate 12 muajve shihen perseritje te ketij veprimi nga McLaren.
Gjate Cmimit te Madh te Australise, Hamilton dhe nje prej drejtuesve te McLaren, Dejv Rajan genjyen komisaret e pistes ne lidhje me parakalimin e Trulli-t nen regjimin e makines se sigurise, veprim qe solli skualifikimin e pilotit italian te Toyota-s.
Edhe para gares se Malajzise kur u pyeten serish drejtuesit e skuadres McLaren dhe piloti i saj britanik te cilet serish nuk e pranuan se kishin genjyer por pak dite perpara mbledhjes se Keshillit Boteror ne Paris, Martin Uitmarsh i dergoi nje leter FIA-s ku i kerkonte falje per ate qe kishte ndodhur. Nderkohe shefi i gares Rajen u pushua menjehere nga puna.
Top Channel