Sri Lanka refuzon ministrin e Jashtem suedez
28/04/2009 10:40
Sri Lanka ka refuzuar hyrjen per ministrin e Jashtem suedez, Carl Bildt, qe do te bashkohej me nje mision europian ndermjetesimi per paqen.
Bildt pritej te mberrinte neser ne Sri Lanka me sekretarin e Jashtem britanik David Miliband dhe homologun francez Bernard Kouchner. Ende nuk dihen arsyet se perse eshte refuzuar vizita e Bildt.
Sri Lanka ka pasur gjithnje marredhenie te ndera me vezhguesit skandinave te procesit te paqes ne kete vend. Luftimet mes reveleve te Tigrave te Tamilit dhe forcave qeveritare po zhvillohen ne nje zone ne veri te vendit.
Top Channel