Shevchenko, rikthim tek Chelsea gjate veres

28/04/2009 17:20

Aventura e Andriy Shevchenko pas rikthimit tek Milani nuk ka shkuar sopas parashikimeve dhe pritet qe ukrainasi te udhetoje serish per ne Londer pasi ai ka ende nje kontrate me skuadren e Chelsea.

Lajmin e ben te ditur agjenti i lojtarit, Fabio Parisi, sipas te cilit, periudha e huase do perfundoje me mbylljen e ketij sezoni. “Nuk besoj se kuqezinjte deshirojne ta mbajne. Duke pare se si shkoi ky sezon, mendoj se Shevchenko do rikthehet tek Chelsea por asgje nuk eshte vendosur, pasi gjithcka varet nga deshira e trajnerit Ancelotti”, thekson Parisi.

Ne vijim, ai ka perjashtuar cdo mundesi qe ukrainasi te luaje me nje tjeter skuader te Serie A, duke pohuar se sulmuesi deshiron te largohet jashte Italise ne rast se nuk do jete i veshur kuqezi edhe per sezonin e ardhshem.
 

Top Channel