Institucionet shendetesore ne Maqedoni po vazhdojne te marrin masa per te parandaluar hyrjen ne vend te gripit te derrave, qe sipas autoriteteve lokale deri tani nuk ka prekur asnje njeri dhe asnje kafshe.

Sic raportojne mediat maqedonase, qe prej dites se hene ne aeroporte dhe ne pika te tjera kufitare po mbikeqyren ata persona qe vijne nga rajonet e prekura nga virusi, konkretisht nga SHBA dhe Amerika e Jugut.

“Ne Maqedoni nuk ka raste te gripit te derrave as tek derrat e as tek njerezit. Por duhet te parandalojme hyrjen e virusit nga jashte, kryesisht duke kontrolluar njerezit qe vijne nga vendet e prekura”, ka deklaruar Jovana Kostovska, nga Komisioni per semundje infektive.

Top Channel