Organizata e Kombeve te Bashkuara ka shprehur shqetesimin e saj per situaten e te drejtave dhe lirive fetare ne Maqedoni.

Perfaqesuesja per lirite fetare ne OKB, Asma Xhahangir ka paralajmeruar autoritetet maqedonase qe te reagojne, ndryshe sipas saj mund te jete shume vone.

“Nuk shoh probleme te medha, por shoh shenja ashpersimi. Nese nuk reagohet ne kohe, pastaj mund te jete teper vone. Kur mungesa e tolerances fetare del nga kontrolli, eshte e veshtire te behet kthesa”, ka deklaruar Xhahangir.

Gjate qendrimit te saj ne Shkup, perfaqesuesja e OKB pritet te takohet me autoritetet me te larta te shtetit.

Top Channel