
Nje numer rekord i sporteve shqiptare pritet te perfaqesoje vendin tone ne Lojerat Mesdhetare te Peskares, qe do te zhvillohen nga data 26 qershor deri me 4 korrik ne vendin fqinj pertej Adriatikut.
Kalimi i diteve po na afron gjithnje edhe me shume kete eveniment nderkombetar, nderkohe qe Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar po ben pergatitjet e fundit ne lidhje me perfaqesimin e sporteve tona.
Pikerisht dje KOKSH ka konfirmuar nje pjesemarrje shume te madhe te federatave sportive, pasi deri tani, si asnjehere me pare, jane regjistruar 17 federata.
Nderkohe, edhe per federatat qe kane pasur probleme me zgjedhjet dhe qe nuk njihen si ajo e atletikes, gjimnastikes dhe e mundjes, presidenti Domi ka konfirmuar se vazhdojne bisedimet per te bere te mundur pjesemarrjen e tyre ne keto lojera. Nje tjeter problem akoma me i madh eshte dyshimi i pjesemarrjes se Peshengritjes.
Ne perfundim te deklarates se tij, presidenti i KOKSH-it ka deklaruar se do te kerkojne edhe bashkepunimin me Ministrine e Sporteve, pavaresisht problemeve te fundit mes tyre.
Top Channel