Jerez, pista e papershtatshme per Stoner

28/04/2009 21:30

Casey Stoner do tentoje te rifitoje “nderin” ne pisten e Jerez pas deshtimit ne Motegi te Japonise.

Piloti i Ducati-t e pranon se pista spanjolle nuk eshte nje nga te preferuarat e tij dhe do ta kete shume te veshtire te arrije nje sukses si ne Katar. “Ne teste punuam mire dhe jemi te shpejte prandaj do perpiqemi te ndertojme nje fundjave pozitive”, shprehet australiani, duke shtuar se gjate ketij sezoni do vijne pista me te favorshme per motorin Ducati.

“Pista e Jerez kerkon nje menaxhim perfekt te motorit per te hyre ne kthesa shpejt dhe me pas te hapesh gazin per te gjetur qendrueshmerine. Mendoj se ne kete aspekt GP9 ka bere nje hap perpara dhe nese nuk do kete shi ka shume mundesi te marrim nje rezultat te mire”, shprehet ish kampioni i botes.

Aktualisht, renditjen e udheheq spanjolli Lorenzo me 41 pike, i ndjekur nga Rossi me 40 dhe Stoner me 38. Per klasifikimin provizor, australiani jep nje mendim: “Ky fillim sezoni per ne ka qene me i mire se nje vit me pare. Duhet te perpiqemi te rritemi sa me shume”, thekson ai.

Top Channel