Gripi i derrave, konfirmohen 3 raste ne BE

28/04/2009 17:05

Komisionerja evropiane per Shendetesine, Androulla Vassiliou ka konfirmuar se ne vendet e BE jane tre raste te infektimit te njerezve me gripin e derrave.

Nje nga rastet eshte ne Spanje, ndersa dy te tjeret ne Britanine e Madhe. “Por situata mund te evuloje dhe virusi mund te perhapet edhe ne vende te tjera”, ka pohuar Vassiliou.

Ajo ka theksuar se situata nuk duhet te nenvleresohet, por ka nenvizuar edhe se nuk ka arsye per panik. “BE do te vazhdoje te beje gjithcka qe eshte e mundur per te mbrojtur shendetin e qytetareve evropiane”, ka shtuar komisionerja.

Top Channel