Gjyqtare te huaj per kupen, Shkumbini kercenon

28/04/2009 20:50

Marrja e gjyqtareve te huaj nga klubi i Flamurtarit per gjysmefinalen e dyte te kupes perballe Shkumbinit, ka sjelle reagimin e ashper te drejtuesve te klubit peqinas.

Presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili e quan kete nje konflikt interesi dhe kercenon me mosdaljen e skuadres ne fushe. “Eshte nje konflikt i paster interesi dhe nje handikap i papranueshem. Une nuk mund te luaj. Jam president i nje klubi dhe nese bordi vendos ndryshe une do te jap doreheqjen”, shprehet Ismaili.

Finalisti tjeter i Kupes se Shqiperise do te dale nga sfida mes dy skuadrave kryesuese te Superliges, Tirana–Vllaznia. “Do jete nje ndeshje qe do flase vetem per ngjyrat bardheblu. Nese kualifikohemi, kampionati do te zgjidhet shume shpejt”, shprehet lojtari i Tiranes, Devi Muka.

Italiani Gabriele Gava do te jete gjyqtari i gjysmefinales Shkumbini-Flamurtari, nderkohe qe gjysmefinalja tjeter Tirana-Vllaznia, do te drejtohet nga slloveni Darko Ceferin.

Top Channel