Ministri i Puneve te Brendshme, Zenun Pajaziti, ka deklaruar se nuk eshte synim i autoriteteve ne Kosove qe te bejne zgjidhje policore per problemet ne veri te Kosoves.

Sipas tij, masat policore jane te fundit per te penguar keqberesit qe duan ta mbajne gjendjen pezull ne kete pjese te Kosoves. Autoritetet policore perdoren ne dy ditet e kaluara, gazin lotesjelles per te shperndare nje grup protestuesish serbe ne lagjen Kroi i Vitakut ne veri te Mitrovices, qe kerkuan ndaljen e punimeve ne rindertimin e shtepive te banoreve shqiptare, te shkaterruara qe nga perfundimi i luftes.

Pjesetaret e komunitetit serb ne veri, kane kundershtuar rikthimin e banoreve shqiptare ne pjesen veriore, te qytetit te ndare te Mitrovices dhe kane refuzuar bashkepunimin me autoritetet ne Kosove. Ministri Pajaziti tha se ka filluar nje proces i komunikimit me policet serbe dhe se afati i percaktuar do t’u mundesoje atyre te vendosin per te ardhmen.

Pajaziti tha se duhet te shfrytezohet prania e misionit evropian per drejtesi dhe polici, EULEX, per kthimin e policeve serbe ne institucionet e Kosoves dhe per te ndaluar nje manipulim, siç e cilesoi, te rrezikshem te tyre nga strukturat jashte vendit.

 

Top Channel