KMDLNJ denon aktet e serbeve ne veri

27/04/2009 12:45

KMDLNJ u eshte bashkuar zerave, qe kane denuar aktet e serbeve qe kundershtojne kthimin e shqiptareve ne veri.

“Kthimi nuk duhet te trajtohet si akt meshire, por si e drejte elementare e njeriut, te cilen duhet ta perkrahin te gjithe”, thuhet ne nje deklarate te keshillit.

Ai ka vleresuar vendosmerine e qeverise kosovare per krijimin e kushteve per kthimin e te gjithe personave te zhvendosur ne shtepite e tyre, pavaresisht perkatesise se tyre etnike.

KMDLNJ do te perkrahe te drejten qe personat e zhvendosur te kthehen ne pronat e tyre, si e drejte njerezore.

Top Channel