Kryetari i Partise Demokratike Shqiptare, Menduh Thaci deklaroi se nuk do te takohet me presidentin e sapozgjedhur Gjorgje Ivanov, per shkak se partia qe drejton ai nuk e pranon ate si legjitim dhe te zgjedhur nga shqiptaret.

Kryetari i PDSH-se e beri kete deklarate ne mbledhjen e Kuvendit te kesaj partie, ne Butel te Shkupit.

“Ivanov eshte president vetem i maqedonasve dhe i familjeve Selmani e Ahmeti. Shqiptaret kete here e deligjitimuan kete institucion dhe politika e tyre tregoi se ka papajtueshmeri te madhe me menyren se si udhehiqet shteti”, ka deklaruar Thaci.

Ai ka shtuar me tej se qeveria dhe presidenti i ri i Maqedonise kane nje politike anti-NATO dhe anti-shqiptare.

Top Channel