Kthimi banoreve, Sejdiu apel qytetareve serbe

26/04/2009 20:45

Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu u beri thirrje pjestareve te komunitetit serbe te mos kundershtojne te drejtat elementare te njerezve, lirine e levizjes dhe kthimin e shqiptareve ne pronat e tyre.

Komentet e presidentit te Kosoves vijne vetem nje dite, pasi serbet lokale te veriut te Mitrovices tentuan t’i nderpresin punimet per rindertimin e shtepive te shqiptareve ne lagjen “Kroi i Vitakut”.

“Politika e pergjithshme shteterore eshte qe secili ne shtepine e vet, do ta kene mbeshtetjen e institucioneve tona, por edhe mbeshtetjen e institucioneve nderkombetare prandaj une i therras edhe qytetaret serbe qe te mbajne qetesine shpirterore ta duan Kosoven si atdheun e tyre. Si cdo qytetare tjeter ata te japin kontributin e rendesishem ne stabilitetin e vendit dhe natyrisht te kemi iniciativa te brendshme qe te mos hezitojne te kthehen ne shtepite e veta, askush nuk i nguc”, eshte shprehur Sejdiu.

Qindra qytetare serbe kane protestuar te shtunen kunder kthimit te shqiptareve ne veri te Mitrovices.

Ata jane shperndare pasi policia e EULEX-it ne bashkepunim me ate te Kosoves ka perdorur gaz lotesjelles.

Por, pavaresisht kercenimeve te serbeve, zyrtare komunale deklaruan se e hena do te jete dite pune edhe per kompanite ndertimore te cilat kane marre persiper rindertimin e shtepive te shqiptareve.

Komuna e Mitrovices ka marre garanci te forta nga policia e EULEX-it se do te vazhdoje te kryeje punen e saj kur eshte fjala per ruajtjen e rendit dhe qetesise.

Policia e Kosoves nga ana tjeter nuk perjashton mundesine qe pas perfundimit te punimeve, ne ate pjese te kete forca te shtuara te rendit.

Kjo per shkak te reagimeve te mundshme te serbeve lokale te cilet nuk pranojne fqinjesine e shqiptareve.

Projekti per rindertimin e ketyre shtepive ka filluar te enjten, nese punet nuk nderpriten, pese familje shqiptare mund te vendosen ne shtepite e tyre pas pese javesh.

Top Channel