Tragjedi ne Pakistan, 12 femije vdesin ne shperthim

25/04/2009 20:50

Tragjedi ne Pakistan ku 12 femije kane humbur jeten pas nje shperthimni te ndodhur ne veri-perendim.

Sipas autoriteteve, shperthimi ndodhi ne nje zone te izoluar ku disa femije zbuluan nje bombe para nje shkolle fillore ne fshatin Luqman Banda qe ben pjese ne luginen Swat. Sipas nje burimi policor, mendohet se bilanci i viktimave eshte me i madh, por per momentin keto jane te dhena zyrtare.

Nderkohe, forcat pakistaneze te sigurise kane hyre ne Kalpani, vendlindja e kreut te talebaneve. Ushtaret po konsolidojne pozicionet e tyre ne kete zone qe prej kohesh kontrollohet nga talebanet dhe ku ne vend te ligjit funksionojne rregullat e islamit. Zona cilesohet si shume e rrezikshme, prandaj ushtaret shoqerohen edhe nga disa avione.

Top Channel