
Altin Rraklli ka debutuar me humbje me amatoret e SpVgg Bajern Hof. Sulmuesi shqiptar, i rikthyer ne futboll pas nje pauze 2-vjeçare, u aktivizua pergjate gjithe 90-minuteshit qe skuadra e tij e re luajti ne fushen e Selbitz, te vlefshem per “Toto Cup”.
Rezultati final ishte 3-0 per vendasit, megjithate duhet theksuar se Bajern Hof nuk ishte shume e perqendruar ne kete aktivitet.
Skuadra qe militon ne Bajern Liga eshte ne lufte per mbijetese ne kampionat dhe afrimi i 38-vjeçarit qe ka luajtur me Shtutgartin dhe Herten e Berlinit ishte levizja kryesore e drejtuesve te klubit per te evituar vendet e fundit. Perpara sfides me Selbitz, ish-lojtari i Kombetares shqiptare, qe ne 63 ndeshje me fanellen kuqezi ka shenuar 11 gola, ishte shprehur mjaft ne ankth per formen fizike.
Gjithsesi, fusha tregoi te kunderten. Stervitjet e zhvilluara ne ditet e fundit e kane ndihmuar kavajasin te arrije nje nivel te kenaqshem te formes, e cila e ka ndihmuar te luaje nje ndeshje te plote, ne debutimin me ekipin modest ne Gjermani.
Top Channel