Lidhja Demokratike e Dardanise kritikon serish koalicionin qeverises, duke e akuzuar per mosrespektimin e Kushtetutes dhe ligjshmerise ne Kosove.

LDD thekson se njohja e Kosoves nga ana e Arabise Saudite eshte rezultat i fuqishem i aktiviteteve te miqve nderkombetare dhe se kjo njohje nuk eshte aspak merite e punes se Ministrise se Jashtme, Presidences apo Qeverise se Kosoves. Zyrtaret e LDD-se e cilesojne si “agresive”, partine ne pushtet PDK, qe sipas tyre, ende pa u caktuar data e mbajtjes se zgjedhjeve lokale, ka filluar fushaten.

“Bllokadat e vazhdueshme ne KQZ nga partite ne pushtet zvarritur zgjedhjen e kreut te KQZ-se, jane argument i fuqishem se kemi te bejme me manipulim te procesit”, shprehet zedhenesi i LDD-se, Armend Baloku.

Kritikave te opozites u eshte pergjigjur presidenti i vendit, Fatmir Sejdiu. Ai ka theksuar se, percaktimi i dates se mbajtes se zgjedhjeve do te relizohet sipas kodit zgjedhor. Shqetesuese per LDD-ne mbetet edhe gjendja tejet e rende ekonomike ne vend.

Top Channel