Kosove, familjaret e te humburve, presion qeverise

25/04/2009 17:25

Familjaret e personave te pagjetur kane kerkuar nga institucionet e Kosoves dhe ato nderkombetare te bejne me shume presion per zbardhjen e fatit te te humburve.

Ne prag te 27 prillit qe eshte “Dita e te Pagjeturve te Kosoves”, familjaret kane theksuar se institucionet pergjegjese duhet te bejne presion ndaj shtetit serb, ne menyre qe fati i te zhdukurve te zbardhet.

Gjate ketij takimi me zyrtaret institucionale, zv/kryeministri i Kosoves, Rame Manaj tha se institucionet e vendit mbeten te preokupuara per kete ceshtje, duke theksuar se, institucionet jane duke u angazhuara rreth kesaj ceshtje.

Nga ana tjeter, ekspertet ligjore kane kritikuar institucionet per zvarritje ne kete proces. Sipas Arsim Gerxhaliut, Kosoves po i mungojne mjetet elementare per te identifikuar kufomat. Me tej, ai ka shtuar se, vendi ka mungesa edhe te kapaciteteve njerezore.

Top Channel