Iran, gazetarja amerikane hyn ne greve urie

25/04/2009 14:15

Gazetarja iraniano-amerikane Roxana Saberi, qe u denua nga Irani me tete vjet burg per spiunazh, ka nisur greven e urise. Lajmin e beri te ditur i ati i reporteres, ndersa avokati i saj e ka apeluar vendimin.

“Saberi ka nderprere ushqimin pese dite me pare. Jam shume i shqetesuar”, tha i ati. Gazetarja u denua javen e kaluar nga nje Gjykate ne Teheran.

Presidenti Obama beri thirrje per lirimin e saj, duke kembengulur se Saberi nuk eshte spiune e amerikaneve. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka refuzuar te nderhyje ne kete ceshtje, duke kembengulur se gjykata vepron ne menyre te pavarur.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta